Kush jemi?
Instituti i Kėrkimeve Politike Alcide de Gasperii
Instituti i kėrkimeve Politike De Gasperi nė Tiranė, ėshtė themeluar nė vitin 2000 falė iniciativės sė njė grupimi intelektualėsh nga fusha tė ndryshme tė jetės nė Shqipėri, duke vlerėsuar si domosdoshmėri thellimin, pėrafrimin dhe promovimin e dijeve e ideve proeuropiane, tė cilat mė sė miri kanė gjetur vend tek roli e figura e politikanit e europianistit tė madh tė shekullit tė 20-tė, Alcide de Gasperii.
De Gasperi lindi mė 3 prill 1881 nė Provincėn e Trentos (asokohe nėn Perandorinė austriake) dhe ndėrroi jetė mė 19 gusht 1954 nė Romė. Ai jetoi nė njė kohė kur kontinenti ynė pėrjetoi dy luftėrat mė shkatėrrimtare qė njerėzimi ka njohur deri mė sot dhe ndjeu mbi trupin e vet pasojat mė makabre qė vinin nga instalimi i diktaturave e mohimi i vlerave njerėzore.
Pėrtej rolit tė tij si themelues i Demokracisė Kristiane, forcės politike mė popullore tė pasluftės nė Itali dhe si kryeministri mė jetėgjatė nė kėtė vend, ai si njė burrė i madh shteti dhe politikan i kalibrit tė lartė, konsiderohet pa mėdyshje nė historiografinė politike moderne, si njėri ndėr baballarėt e Europės sė re, sėbashku me dy nga figurat mė tė nderuara tė kohės: ish-ministrin e jashtėm francez, Robert Shuman dhe ish-kancelarin gjerman, Konrad Adenauer.
Gjithashtu ai shquhej pėr njė besim tė patundur nė filozofinė politike demokristiane, mbėshtetjen pėr konceptet e ekonomisė sė lirė tė tregut, kombinuar me shqetėsimin e vazhdueshėm pėr pėrmbushjen e objektivave patriotike, humane e sociale.
Jeta, vepra dhe mesazhet qė ai la pas, pėrbėjnė edhe kolonat kryesore tė veprimtarisė sė Institutit De Gasperi nė Tiranė. Pėrkrah fondacionit me tė njejtin emėr nė Itali e njė sėrė organizatash e iniciativash tė tjera partnere nė Shqipėri e Europė, qė prekin lėmin e historisė e kulturės politike, ky institut tenton tė japė njė kontribut nė plotėsimin me normat europiane tė edukimit politik.
Piketa kryesore e Institutit De Gasperi ėshtė veprimtaria kėrkimore nė fushėn e politikės, ku angazhimi i figurave tė njohura nga vendi, rajoni, kontinenti e mė gjerė, me pjesėmarrjet periodike nė konferenca, simpoziume e seminare shkencore, siguron besueshmėri dhe nivel tė lartė tė ēėshtjeve tė shumta qė trajtohen nė to.
Emri De Gasperi nuk presupozon domosdoshmėrisht nxjerrjen nė pah e trajtimin e ēėshtjeve qė lidhen me kontributin direkt tė kėtij personaliteti tė madh nė politikėn italiane apo atė europiane. Instituti rreket tė krijojė e tė thithė mė shumė kontribute konkrete, tė cilat synojnė injektimin e njė mentaliteti proeuropian nė shtresat e moshat e ndryshme tė popullit shqiptar, mbėshtetės tė ēdo krahu politik qofshin, tė cilėt besojnė realisht tek vizioni dhe vlerat transatlantike, tek liria dhe demokracia, dhe tek njė e ardhme qė di tė vlerėsojė drejt edhe tė shkuarėn.
Nė radhė tė parė, Instituti i kėrkimeve politike De Gasperi, synon tė rrisė mė shumė ndėrgjegjen kombėtare e vetėdijen europiane tė shqiptarėve nėpėrmjet mesazheve tė herėpashershme qė pėrēon edhe pėrmes botimeve periodike nė dy gjuhė (atė shqipe e atė italiane) qė reflektojnė aktivitetet e organizuara apo tė bashkėorganizuara nga ky institut.
Kėtij synimi i vijnė nė ndihmė edhe botimet e shpeshta tė Shtėpisė Botuese 55 e vetė Gazeta 55, tė cilat krijojnė kėsisoj njė sinergji tė vėrtetė, ku amplifikohen vlerat, opinionet dhe mendimet me kahje tė qartė europianiste.
Pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur dhe kjo faqe interneti, e cila ėshtė konceptuar tė funksionojė nė dy gjuhė: atė shqipe e atė angleze, ku nėpėrmjet rubrikave tė ndryshme, vizitorėt nga brenda e jashtė Shqipėrisė, do tė kenė mundėsinė tė marrin informacione tė detajuara e tė aktualizuara mbi aktivitetet e publikimet qė ndėrmerr instituti ynė nė kohė tė ndryshme. Gjithashtu nė kėtė platformė online do tė gjeni edhe shumė foto e lidhje qė ju sigurojnė akses mė tė gjerė mbi veprimtaritė me karakter politiko-kulturor edhe tė partnerėve tanė nė Itali e Kontinent.