Papa Benedikti XVI flet shqip pėrmes botimit tė Shtėpisė Botuese "55"
» Tiranė, 23 04 2010
Nga GAZETA55
U promovua sot libri i tij bestseller Jezu Krishti i Nazaretit . Tė pranishėm nė ceremoni, kryeministri Sali Berisha, ministrat Lulzim Basha e Arben Imami, Imzot Rrok Mirdita, Nunci Apostolik nė Tiranė Ramiro Moliner Ingles, Kryepeshkopi Anastas, si dhe pėrfaqėsues tė politikės dhe kulturės nė vend
Jezusi i Nazaretit njė nga librat bestseller shkruar nga Joseph Ratzinger (Benedikti XVI) tashmė mund tė flasė edhe shqip nėn pėrkthimin mjeshtėror tė Ferdinand Lekės, botuar nga Shtėpia Botuese 55. Nė ditėn Ndėrkombėtare tė Librit, nė kėtė javė tė prillit ėshtė pesėvjetori i zgjedhjes sė tij dhe i fillimit tė Pontifikatit tė tij, Nunciatura Apostolike nė Tiranė, Rektorati i Tiranės dhe Shtėpia Botuese 55 organizuan nė hotel Sheraton, promovimin e kėtij libri. Nė aktivitet morėn pjesė autoritetet mė tė lartė tė besimeve fetare nė vend, Imzot Rrok Mirdita, Kryepeshkopi Janullatus, Nunci Apostolik i Vatikanit nė Shqipėri Ramiro Moliner Ingles, kryeministri Sali Berisha si dhe pėrfaqėsues tė politikės dhe kulturės nė vend.
Fjalėn e hapjes e mbajti presidenti i Botimeve 55 Fahri Balliu, i cili e quajti botimin e librit tė Papa Bendiktit tė XVI-tė nė shqip si njė ngjarje tė rėndėsishme. Po paraqesim para jush librin e Papa Ratzingerit, njė libėr bestseller nė botė, njė libėr qė deri tani ka kaluar mbi 2 milionė kopje, qė emeton tek njerėzit paqe, filozofi, guxim, dhe hetim pėr botėn tė cilėn ne e jetojmė. Ėshtė njė libėr ēelės, njė libėr qė nė duart e lexuesve tė tė gjitha shtresave e besimeve, njė libėr diturie, tha Balliu.
Ndėrsa Rektori i Univesitetit tė Tiranės, prof. Dr. Dhori Kule u ndal nė dimensionin qė pėrcjell ky libėr tek lexuesi. Ndėr tė tjera z. Kule tha: Aktiviteti promovues ėshtė tepėr i veēantė, mbi tė gjithė tė tjerėt. Ky aktivitet qė organizohet nėn kujdesin e botuesit, Nunciaturės Apostolike nė Tiranė dhe Rektoratit tė Tiranės, ka veēanti pėr kėto motive: i veēantė pėr autorin e librit dhe pėr vetė librin. Autori Jozef Ratzinger, i cili nga 19 prilli i vitit 2005 ėshtė zgjedhur Papė, dhe i nominuar Benedikti XVI, ka njė veprimtari tė konsiderueshme botuese, rreth 100 libra dhe 600 artikuj, tashmė vjen nė gjuhėn Shqipe me librin Jezusi i Nazaretit, falė pėrzgjedhjes sė goditur qė botuesi i shtėpisė botuese 55, dhe pėrkthimi me kompetencė i Ferdinand Lekės, e sjell pranė nesh. Pasi pėrfundova leximin e kėtij libri i cili tė kėrkon tė pėrkushtohesh plotėsisht gjatė leximit, qė tė mund ta shijosh nė pėrmasat e duhura, tė le pas njė aromė dhe njė ndjesi jashtėzakonisht tė mirė, qė natyrshėm e tė ofrojnė libra dhe vendburime tė tilla. Tė bėn tė ndihesh mirė dhe nė vėshtrimin e aktualitetit, tė tė shkuarės dhe tė ardhmes tė mbizotėrojė nė kėndvėshtrimin tėnd, mirėsia. Ju sugjeroj ta shijoni kėtė ėmbėlsi e kėnaqėsi qė tė jep ky libėr, - pėrfundoi z. Kule.
Ndėrsa Nunci Apostolik Ramiro Moliner Ingel tha se ky libėr nuk ėshtė njė biografi pėr Jezuin e shkruar sipas stilit klasik. Nė kėtė vėllim Autori kufizohet vetėm me analizimin e disa momenteve themelore tė jetės sė Jezusit, qė i korrespondojnė periudhės mes Pagėzimit nė lumin Jordan dhe Shndėrrimit nė malin Tabor. Gjithsej janė dhjetė momente, mbi tė cilėt Autori reflekton nė po aq kapituj: Pagėzimi i Jezusit; tundimet; predikimi nė mal; lutja e Zotit (Ati Ynė); nxėnėsit; mesazhi i shėmbėlltyrave: simbolet e mėdha tė shėn Gjonit apostull; rrėfimi i Pjetrit, shndėrrimi dhe pohimet e Jezusit pėr vetveten, tha Ingles. Sipas tij, Fakti qė njė Papė flet apo shkruan pėr Jezusin e Nazaretit nuk duhet tė habisė askėnd. Pėrkundrazi, kjo ėshtė detyra e tij e parė dhe mė imperative. Nė rastin tonė, ajo qė habit ėshtė mėnyra tėrėsisht origjinale se si Autori i librit e ka bėrė atė. Dhe kjo na nxjerr njė pyetje tė dytė: dhe ėshtė ajo pėr tė ditur nėse fjalėt qė gjenden nė vėllimin qė sot po paraqesim janė fjalė tė pajisura me atė forcė magjisteriale karakteristike tė dokumenteve papnore (si pėr shembull 3 Enciklikat e botuara deri tani prej Benediktit XVI: Deus caritas est, Spe salvi, Caritas in veritate), apo, pėrkundrazi, bėhet fjalė pėr meditime tė njė studiuesi qė shpreh bindjet e tij personale, edhe pse vijnė prej njė familjariteti tė gjatė tė Autorit me temėn e tij dhe nisen prej pjesėmarrjes personale tė tij nė jetėn e Kishės dhe nė ndjekjen e Krishtit. Autori tregon gjithashtu se pa realitetin e Jezusit, realitet i bėrė prej mishi dhe gjaku, krishtėrimi do tė rrezikonte tė kthehej nė njė moralizėm tė thjeshtė dhe njė ēėshtje intelekti. Pėr kėtė arsye ai ėshtė edhe i shqetėsuar pėr ta ngulur fenė e krishterė nė rrėnjėt hebraike dhe e bėn duke iu referuar profecisė sė Moisiut nė Librin e Ligjit tė Pėrtėrirė 18,15.18: Profet siē jam unė, do tė zgjojė Zoti, Hyji yt, nė popullin tėnd, prej vėllezėrve tė tu: atė dėgjojeni. [...] nė gojėn e tij do ti vė fjalėt e mia dhe ai do tu flasė gjithēka unė kam pėr ti urdhėruar atij, profeci qė ai e shikon tė realizuar nė Jezusin, tha Ingles. Pėr drejtoreshėn e Shtėpisė Botuese 55 Alda Bardhyli, suksesi i kėtij libri i cili vetėm pak pas daljes sė tij tė parė mė 13 prill 2007 nė sallėn e Sinodit nė Vatikan ėshtė shitur nė mbi 2 milionė kopje, qėndron pikėrisht nė anėn njerėzore tė vėshtrimit qė Benedikti i VXI i bėn figurės sė Jezusit. Sipas saj vetė Benedikti i VXI rrėfen nė parathėnien e kėtij botimi se ky libėr ka ardhur si rezultat i njė ecjeje tė gjatė shpirtėrore. Ka filluar tė punojė pėr kėtė libėr gjatė pushimeve tė vitit 2003, dy vjet para zgjedhjes sė tij, kur Kardinali Joseph Ratzinger ishte ende Prefekt i Kongregatės pėr Doktrinėn e Fesė. *** Jezusi i Nazaretit ėshtė njė nga librat mė tė njohur tė Papa Benediktit tė XVI. Prezantimi i tij i parė u bė 3 vjet mė parė me njė pėrhapje tė gjėrė mediatike nė Vatikan. Personi i ngarkuar pėr paraqitjen qe Arqipeshkvi i Vienės, Kardinali Christoph Schoenborn, dishepull brilant i Profesor Ratzingerit. Nė tribunė gjendeshin, ndėr personalitetet e tjera tė shkėlqyera, Profesorėt Daniele Garrone, Dekan i Fakultetit Valdez tė Teologjisė, nė Romė, dhe Massimo Cacciari, Profesor i Estetikės i Universitetit Vita-Salut San Rafaele, nė Milano. Eventi u koordinua prej Atė Federico Lombardi, s.j., Drejtor i Zyrės sė Shqypit tė Selisė sė Shenjtė dhe tė Radio Vatikanit. Ceremoni tė ngjashme u zhvilluan nė shumė qytete dhe institucione nė pesė kontinentet. Libraria Botuese e Vatikanit, qė e kishte shtypur librin, e vetėdijshme pėr rėndėsinė botėrore qė do tė kishte botimi, ia kishte kaluar tė drejtat e pėrkthimit, shpėrndarjes dhe tė shitjes nė tė gjithė botėn Shtėpisė Botuese Rizzoli, e cila, nga ana e saj, ia kishte transferuar Herder Verlag tė drejtat e pėrkthimit pėr Gjermaninė. Tri ditė mbas paraqitjes zyrtare, mė 16 prill, datė nė tė cilėn Autori i librit Jezusi i Nazaretit kapėrcente pragun e 80 vjetorit tė lindjes, mė shumė se gjysmė milioni kopjesh, nė gjuhėn italiane, gjermane dhe polake, ishin tashmė nė dispozicion tė publikut, ndėrsa 22 botime nė gjuhė tė tjera ishin nė proces.Tetė muaj mė vonė, nė fillim tė vitit 2008, numėroheshin mbi 40 botime tė librit dhe ishin shitur tashmė mė shumė se dy milionė kopje. Jezusi i Nazaretit ishte bėrė, pa diskutim, njė best seller!Kardinali Karlo Maria Martini, sj., Arqipeshkvi i Milanos nė pension, autoritet i njohur nė fushėn e ekzegjezės biblike, ka vėrejtur se nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XX dhe deri mė sot, janė botuar nė mbarė botėn shumė libra mbi Jezusin, nė gjuhė tė ndryshme dhe tė shkruar prej alternativave tė ndryshme kulturore. Sipas tij, kjo nėnvizon aktualitetin e jashtėzakonshėm tė figurės sė Jezusit dhe larminė e afrimeve dhe perspektivave prej tė cilave personi i tij perceptohet dhe studiohet. Por nuk kishte ndodhur kurrė deri mė sot qė tė dilte njė libėr i njė Pape mbi Jezusin. Ėshtė e vėrtetė, saktėson Kardinal Martini, se gjatė pontifikatit tė gjatė tė Gjon Palit II u botuan disa libra tė shkruar prej tij qė i referoheshin mė shumė jetės sė tij. Por kjo ėshtė hera e parė qė del njė libėr i njė Pape qė rreh drejtpėrdrejt temėn kaq tė vėshtirė dhe tė gjerė sikurse ėshtė jeta e Jezusit dhe kuptimin e veprės sė tij.